Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Telashe pë 50 Cent. Reperi ‘i zhytur’ në borxhe

Telashe pë 50 Cent. Reperi ‘i zhytur’ në borxhe
May 15
10:59 2016

Pavarësisht jetës luksoze, makinave shumë të shtrenjta, thasëve me dollarë me të cilët jemi mësuar t’i shohim artistët e huaj nëpër daljet e tyre në videoklipe, shpesh ndodh që realiteti të jetë disi ndryshe!

Një gjë e tillë të bën të mendosh edhe për reperin e famshëm amerikan 50 Cent. Dihet prej kohësh tashmë se problemet e tij financiare dhe fjalët së fundmi për falimentim kanë bërë që reperi të kalojë një periudhë të vështirë, ama zbulohet se problemet e tij me paratë janë më të rënda nga sa ishte menduar!

Dokumente të reja të cilat dalin rreth gjendjes së 50 Cent tregojnë se në të vërtetë borxhi i tij nuk është 28 milionë dollarë, ashtu siç shumë e dinin. Shuma prej 36 milionë dollarëve është pikërisht ajo që i ka dhënë dhimbje të mëdha koke amerikanit.

Fillimisht, vitin e kaluar ai paraqiti falimentin, për të ndryshuar më pas mendim duke ndryshuar aktivitetin.

Atij i duhet të paguajë një shumë prej 400.000 dollarë në muaj për të arritur në shlyerjen e 23 milionëve gjithsej ndaj disa kreditorëve, në 5 vitet në vazhdim.

Borxhet e ‘50’ lidhen kryesisht me taksat ndaj shtetit, dëmshpërblimin ndaj mamasë së fëmijës së Rick Ross për regjistrimin e një videoje intime, me një betejë të hapur ligjore ndaj ish-partnerit të tij të biznesit etj.

Kujtojmë se së fundmi ai u morr në pyetje për disa postime në Instagram, ku pozonte me shuma të mëdha parash ‘cash’.

 

Buckets of Love 😏💰no big deal this short paper. Lol #FRIGO #SMSAUDIO

A photo posted by 50 Cent (@50cent) on

Etiketimet
Shperndaje