Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Teksti: Aida Baraku; Muzika: Armend Rexhepagiq/Dyshja e këngëve që i mbeten kohës

Teksti: Aida Baraku; Muzika: Armend Rexhepagiq/Dyshja e këngëve që i mbeten kohës
November 07
14:55 2019

Jo domosdoshmërisht duhet të jesh njohës i mirë i muzikës shqiptare për të ditur se një nga dyshet më të njohura të krijimtarisë muzikore tashmë është rikthyer dhe përtej faktit që po prodhojnë këngët më të bukura të momentit, po na japin mundësinë që të dëgjojmë muzikë të mirë, atë që quhet muzikë shpirti.

Jemi duke shkruar për Aida Barakun dhe Armend Rexhepagiq, çiftin e pandarë në jetë dhe art që së bashku kanë arritur t’i sjellin publikut shqiptarë hite që i mbijetojnë kohës.

Ka kaq shumë projekte muzikore që mbajnë emrin e tyre si autorë të cilat shumë prej jush nuk e dinë apo nuk e sjellin ndërmend.

Të frymëzuar prej dy projekteve që aktualisht janë prezantuar në “Kënga Magjike”, vendosëm që t’ju sjellim një listë të disa prej këngëve më të pëlqyera të publikut, të kësaj dysheje romantike që përcjellin në mënyrën më të mirë të mundshme vuajtjen, ndarjen, dashurinë dhe dhimbjen nën zërin e emrave më të spikatur të këngëtarëve shqiptarë.

Aida dhe Armendi deri tani në edicionin e këtij vitit të festivalit të “Kënga Magjike” kanë punuar me dy këngë stili: “Dikush i Imi” të Anxhela Peristerit dhe “Verën ku ma le” të Orgesa Zaimit. Të dyja i dedikohen personit të zemrës, mungesës së dashurisë dhe vuajtjes shqirtërore që ajo provokon.

Por Armendi dhe Aida kanë një listë të gjatë krijimtarie duke sjellë ndërmend “Bileta” e Tunës e shumë viteve më parë si dhe albumin e fundit i këngëtares i punuar plotësisht nga kjo dyshe fantastike; “Tavolina e Mërzisë” apo “Ku jeton dashuria ime” nga Elvana Gjata; “Fustani i bardhë” apo :Unë do ti laj këmishat e tua” nga Jehona Sopi e shumë të tjera që edhe sot dëgjohen me kënaqësi dhe nostalgji nga publiku. Në vijim do të gjeni disa nga këngët më të bukura që mbajnë autorësinë e Aida Barakut dhe Armend Rexhepagiq./Blitz.al/

Share