Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Të vërtetat e “zhveshura” të Paris Hilton, tanimë një film

Të vërtetat e “zhveshura” të Paris Hilton, tanimë një film
May 13
20:16 2016

Tanimë filmat dokumentarë janë një trend në Hollivud. Nuk ka rëndësi nëse je modele, këngëtare, artiste apo aktore, të duhet patjetër një film dokumentar mbi veten.

Pikërisht këtë gjë po bën edhe Paris Hilton. Ajo ka lajmëruar se është gati për të bërë një dokumentar të “pacensuruar” mbi veten dhe tashmë ky film po reklamohet në dyqanet e filmit në Kanë.

Filmi do t’i fillojë xhirimet këtë verë dhe do ta paraqesë Hilton-in si një “businesswoman”, sipërmarrëse dhe ikonë mediatike. Ky do të jetë filmi i dytë mbi jetën e Hilton, pas filmit të vitit 2008.

Aktualisht, përveç filmit të saj, Paris po punon edhe mbi albumin e radhës, që do të dalë nga “duart” e Lil Wayne.

Komento
Etiketimet
Shperndaje