Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Të reja nga Miley Cyrus, një dasmë në sfond dhe një pritje e ëmbël!

Të reja nga Miley Cyrus, një dasmë në sfond dhe një pritje e ëmbël!
May 12
11:38 2016

Miley na ka mbajtur të fshehur një sekret të madh!

Vetëm pak muaj pas zyrtarizimit të lidhjes me Liam Hemsworth, sipas burimeve të Life& Style, thuhet se këngëtarja është shtatzënë me fëmijën e saj të parë.

“Është shumë shpejt për ta thënë, por Miley e ka ndarë lajmin me një grup të vogël miqsh se është në një pritje të ëmbël. Ajo ka patur të përziera  gjatë gjithë kohës  dhe brenda vetes e ka kuptuar tashmë se është shtatzënë”- është shprehur një burim i brendshëm.

Këngëtarja 23-vjeçare vendosi në gisht unazën e fejesës në janar të këtij viti, duke konkretizuar kështu lidhjen e saj me aktorin  Liam Hemsworth. Mesa duket ata kanë vendosur t’i japin një tjetër drejtim marrëdhënies së tyre dhe jo vetëm kaq. Burimet thonë se shumë shpejt, madje para lindjes do të ketë edhe dasmë pasi Miley është duke planifikuar një martesë verore. Cyrus ka vendosur të thotë “po” para ardhjes në jetë të bebes së saj.

Por mos mendoni se e gjitha kjo do të ndodhi në një ceremoni  intime me pak të ftuar. Me një listë të ftuarish prej 300 vetash  në Australi, dasma mendohet të ketë një tematikë të çuditshme të karnavaleve me kaubojsa.

Shperndaje