Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Të pozosh në dëborë, listës i shtohet edhe këngëtarja e njohur

Të pozosh në dëborë, listës i shtohet edhe këngëtarja e njohur
January 11
11:37 2019

Ky dimër do të mbahet mend ndër të tjera edhe për disa poza që janë cilësuar si të guximshme dhe “të çmendura”.

Ka disa persona që nuk duan t’ja dinë për motin, shijojnë diellin, shiun e borën në maksimum dhe madje e kthejnë gjithçka në argëtim, siç mund të jenë dhe fotot e shkrepura në dëborë me rroba banjo apo bikini pavarësisht temperaturave në minus.

Duket se trendi i nisur si fillim nga gocat e familjes “Kardashia- Jenner” po praktikohet gjithnjë e më shumë edhe nga personazhet shqiptarë.

Si fillim ishte Balerina e njohur Isida Mollaymeri, e cila publikoi në nëntorin e vitit që lamë pas disa foto të shkrepura në dëborë.

Ndërkohë në fillim të këtij viti, modën e të pozuarit në “bardhësi” e praktikoi edhe këngëtarja Anxhelina Hadërgjonaj.

Së fundmi listës i është shtuar një tjetër emër: Ledina Celo.

Ledina është mama e dy fëmijëve, por vazhdon të mbetet një nga femrat më tërheqëse e të komentuara të showbiz-it shqiptar.

Këngëtarja është mjaft aktive në rrjete sociale dhe ditën e sotme e ka nisur duke postuar disa foto mjaft sensuale llogarinë e saj në Instagram.

Ajo ka pozuar në mes të borës me vetëm një robdëshamber teksa duket se po shijon pushimet dimërore në Austri.

Dimri është para, kështë që presim që listës së pozave në dëborë t’i shtohen edhe emrat të tjerë.

/Blitz.al/

 

View this post on Instagram

 

#crazyismysuperpower 🤪☺️😍#perfectmoment #snow #nature #vocation#ski #mountains #kitzbühel

A post shared by Ledina Celo (@ledinacelo) on

Komento
Shperndaje