Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Të pasmet e tua, më të mëdha se e ardhmja ime” – ky personazh shqiptar ngacmon Encën në Instagram

“Të pasmet e tua, më të mëdha se e ardhmja ime” – ky personazh shqiptar ngacmon Encën në Instagram
September 02
20:03 2017

Përveçse si një nga këngëtaret më të suksesshme në Shqipëri, Enca Haxhia është komentuar shpesh edhe për format e saj fizike, look-un apo fotot që poston shpeshherë në Instagram.

Nëse kontrollon llogaritë e saj në rrjete sociale, të shfaqet një mori fotosh në pozicione të ndryshme në të cilat Enca shfaqet herë sensuale e herë seksi.

Kohët e fundit gjithnjë e më shpesh këngëtarja ka tentuar të nxjerrë në pah format e saj fizike. Ditën e sotme radhën e kanë pasur të pasmet e saj. Në një foto tejet provokuese, Enca na ka treguar një nga skenat më të zakonshme të njerëzve që adhurojnë të fotografojnë e fotografohen: momentin kur ti je duke i bërë një foto dikujt dhe një i tretë të fotografon ty.

Në foton që këngëtarja ka postuar bien në sy të pasmet e saj dhe ndjekësit menjëherë kanë filluar të komentojnë lidhur me këtë pozicion të këngëtares. Mes shumë komenteve bie në sy ai i DJ-t të saj, DJ Dust, i cili i shkruan:

“Më të mëdha se e ardhmja ime”,- duke iu referuar kështu të pasmeve të këngëtares.

Enca duket se i ka pëlqyer këto fjalë të bashkëpunëtorit të saj, madje i ka kthyer komentin duke qeshur.  Mes komentuesve ka pasur nga ata që e kanë kritikuar, por edhe komplimentuar këngëtaren./Blitz.al/

 

 

 

Komento
Shperndaje