Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Të ndarë… Por e kujtojnë ende njëri-tjetrin…

Të ndarë… Por e kujtojnë ende njëri-tjetrin…
January 14
18:45 2017

Nuk është aspak e lehtë të harrosh ish-të dashurin dhe të fillosh një marrëdhënie të re. Studime të ndryshme theksojnë se ndonëse mund të jeni të pavarur dhe me vetëbesim të plotë, përsëri ndarjet mbeten tepër të dhimbshme…

Por nuk thonë kot që koha shëron gjithçka. Gjërat më pas do të filloni t’i shihni më pozitivisht dhe do të jeni në gjendje t’i përdorni përvojat në funksion të së ardhmes, duke gjetur pse jo edhe dashurinë e jetës…

Por edhe pse mund të jemi në një marrëdhënie të re, herë pas here kujtimet, fotografitë etj. na bëjnë ta kthejmë kokën pas nga e shkruara dhe pse jo t’i kujtojmë ish-at tanë.

Kështu duket se ka ndodhur edhe me disa nga personazhet publike shqiptare. Ndonëse u kanë dhënë fund marrëdhënieve të mëparshme në profilet e tyre në rrjetet sociale, ruajnë ende foto me ish-partnerët. Nuk na besoni? Shikoni më poshtë:

Floriana Garo dhe Tedi Ngjela

U bënë kohë të ndarë dhe secili ka tashmë partnerët e tyre. Moderatorja e “Jo vetëm modë”, Floriana Garo, është në një lidhje me një djalë që jeton jashtë Shqipërisë dhe ndonëse nuk e ka bërë kurrë publike këtë marrëdhënie, është shprehur se ndihet shumë e lumtur. E njëjta gjë ndodh edhe me ish-të fejuarin e saj, Tedi Ngjela, i cili është bërë tashmë baba. Partnerja e tij, Era Xhabafti, ka sjellë në jetë vajzën e tyre të parë. Megjithatë, nëse u hedh një sy fotove të vjetra të Florianës (në Instagram) ajo e ruan ende një foto me Tedin. Nuk e dimë domethënien e saj, por me siguri ish- missi ruan kujtime të bukura nga lidhja 5-vjeçare më sipërmarrësin e njohur shqiptar.

 

 Tuna dhe Cozman

Ndarja e tyre u përfol gjatë në media, derisa erdhi edhe vetë versioni zyrtar nga këngëtarët e hitit “Fenix”: Po, nuk jemi më bashkë! Tuna është tashmë në një lidhje dashurie me Patris Berishën (kunatin e Nora Istrefit) dhe çifti është në pritje të një vajze. Ndërsa Cozman është përfolur për lidhje të shumta dashurie, por deri tani nuk ka bërë asnjërën publike. Por nëse u hedh një sy profileve të këngëtarëve në rrjetet sociale, gjen shumë foto që kanë me njëri-tjetrin. Tuna ka më shumë të tilla të ruajtura në profilin e saj në Facebook, ndërkohë që reperi ruan një fotografi në profilin e tij në Instagram dhe kjo nga kënga e tyre, “Hola”.

 

Soni Malaj dhe Mirko

Edhe këngëtarja seksi, Soni Malaj, ka nisur një lidhje të re dashurie. Ajo është e dashuruar me Klevin, biznesmenin nga Tirana dhe bashkë duken shumë të lumtur. Në këtë mënyrë, Soni e ka lënë pas krahëve historinë e dashurisë me balerinin italian, Mirkon, me të cilin ka edhe një vajzë, Anën. Por në Instagram-in e saj, Soni ruan ende një foto me Mirkon dhe kjo nga kënga me “Me rrena”, ku ish-bashkëshorti i saj ka qenë si figurant në klipin e këngëtares.

Ledri Vula dhe Angela Martini

Gjatë kohës kur ai u shkëput nga muzika i duhej një “hit” për t’u kthyer përsëri. Dhe kënga ishte gati, madje edhe modelja që do ta bënte atë një projekt të paharrueshëm. Bëhet fjalë për këngën “100 probleme” të Ledri Vulës si dhe modeles Angela Martini. Gjatë këtij projekti, Martini dhe Vula patën edhe një histori të shkurtër (por shumë pasionante) dashurie. Ledri, i cili e ka mbajtur gjithnjë hermetike jetën e tij private, duke mos e ekspozuar atë në rrjetet sociale, ruan ende një foto me Martinin dhe fotografin, Artan Korenica, në profilin e tij në Instagram.

Roza Lati dhe Stine

Ka qenë spektakli i vallëzimit në Tv Klan, “Dance with me” ai që i bashkoi përsëri kantautorin Stine dhe moderatoren Roza Lati. E nga kjo periudhë, Roza ruan ende në profilin e saj në Instagram një foto me ish-partnerin e saj në skenë dhe në jetë. Stine dhe Roza kanë qenë në një marrëdhënie të gjatë dashurie, por duket se DWM i bashkoi përsëri duke i bërë edhe miq të mirë.

Rozana Radi dhe MC Kresha

Nuk besojmë ta keni harruar edhe lidhjen e Rozana Radit me reperin Mc Kresha. Çifti, përveçse bashkëjetoi për një periudhë kohe në Prishtinë, kanë edhe një këngë bashkë “Jabadabadu”. E pikërisht një foto të kësaj kënge (ku ata janë edhe në një shtrat së bashku) e ruan ende Rozi në profilin e saj në Facebook./Blitz.al

Komento
Shperndaje