Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Të lidhur prej shumë kohësh, ja cila është partnerja e Don Phenom

Të lidhur prej shumë kohësh, ja cila është partnerja e Don Phenom
October 07
09:02 2019

Don Phenom nuk e ka mohuar asnjëhrë që është në një lidhje, madje po t’i dëgjoni me kujdes intervistat e tij, edhe ato të 1 viti më parë, ai shprehet se është “i zënë”.

Megjithatë reperi ka zgjedhur të jetë shumë konfidencial për lidhjen e tij, duke mos e zbuluar asnjëherë identitetin e partneres. Dhe kështu do të kishte vazhduar, nëse nuk do t ishte për mediat e showbiz-it, të cilat normalisht janë kurioze dhe për fansat e Phenom e për publikun, që janë akoma më kuriozë, kanë publikuar një foto të tij në krah të vajzës që i ka vjedhur zemrën.

Më saktë ka qenë “Panoramaplus” që ka fotografuar reperin, në koncertin e para pak javëve të Capital T dhe përkrah tij në çdo moment qëndron vajza bjonde, që sipas tyre është partnerja e artistit të “Ti e din”.

Deri tani dinim vetëm informacionin që e dashura e tij ishte shqiptare, ndërsa tani kemi dhe një figurë që mund ta lidhim me fjalët. Dhe çfarë të themi, komplimenta të dyve për zgjedhjet përkatëse!

Megjithatë presim konfirmimin e Don Phenom dhe sigurisht lajme të reja, nëse ai do ta çojë në vend premtimin që i ka bërë prindërve, e keni parasysh, për martesën tani afër…/Blitz.al/

Komento
Shperndaje