Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Të kam në shpirt dhe në lëkurë! Personazhet që kanë bërë tatuazh dedikuar të dashurit/ës

Të kam në shpirt dhe në lëkurë! Personazhet që kanë bërë tatuazh dedikuar të dashurit/ës
November 17
20:00 2017

Showbiz-in shqiptar është i mbushur me histori dashurie nga më të ndryshmet, ato me njerëz të zakonshëm apo edhe me kolegë apo personazhe të njohur. Disa e tregojnë publikisht këtë ndjenjë, të tjerë zgjedhin të fshihen por ka edhe nga ata që preferojnë një mënyrë të veçantë për ta mbajtur kujtim të përhershëm në lëkurë të dashurin/ën e tyre të zemrës, nëpërmjet një tatuazhi.

Klea Huta dhe Elgit Doda

Fillimisht ata ishin thjesht “këngëtarja” dhe “producenti” që u bënë bashkë për krijimin e një kënge, “Amla”. Historie e “marrëdhënies” thjesht bashkëpunëtorë vijoi gjatë edhe pse gazetarët i komentuan fotot e tyre gjatë pushimeve në jug ku ata shfaqeshin krah njëri-tjetrit. Megjithatë Klea dhe Elgiti preferuan të mbanin larg publikut herë duke e mohuar dhe pohuar njëkohësisht me interpretimin se thjesht po njiheshin por asgjë më shumë. Megjithatë, një ditë të bukur në Instagram-in e tyre të dy njëkohësisht publikuan një foto ku Elgiti i jepte Kleas puthjen e dashurisë së përjetshme, puthjen në ballë. Pak orë më parë ata Klea ka publikuar një foto ku shfaqet dora e saj dhe e Elgitit në të cilat kanë bër një tatuazh që ka kuptim vetëm kur y duart bëhen bashkë, shenjën e mbretit dhe mbretëreshës që e shohim në letrat e bixhozit. Tashmë përveç dashurisë ata i lidh dhe një tatuazh shumë kuptimplotë.

Viola Spiro dhe Arjon Muça

Moderatorja e sportit ka qenë shpeshherë në qendër të medias rozë për lidhjet e saj të dashurisë, sidomos marrëdhënia e saj publike me Arjon Muçën . Prej vitesh ata nuk janë më bashkë, por në kohën kur ishin çift kishin të njëjtin tatuazh. E ftuar në emisionin “Thumb” moderatorja pranoi ndër të tjera se nuk është penduar për asgjë që ka përjetuar me Arjonin, nuk janë më miq megjithatë tatuazhin që ajo dhe moderatori kanë bërëvite më parë , Viola vazhdon ta ketë.

Xheni dhe Benardi

Xheni dhe Benardi janë një nga çiftet e Big Brother 9 të cilët u njohën dhe u dashuruan brenda këtij reality show. Aktualisht ata janë ndarë ose të paktën këtë kanë deklaruar publikisht pas largimit nga “Dance With Me”. Pak javë më parë Xheni u tregoi të gjithëve tatuazhin e saj të ri i cili mesa duket ishte një dedikim ndaj të dashurit të saj të zemrës.

Në parakrahun e dorës së majtë të ish-banores shkruhet:

“You for me, me for you (ti për mua, unë për ty)”.

Mozzik dhe Loredana 

Ata janë një ndër çiftet më simpatikë që ke kuriozitet dhe dëshirë t’i ndjekësh në rrjete sociale. Në postime të ndryshme ata janë gjithmonë shumë të këndshëm dhe si të gjithë çiftet normal, këndojnë të dy në makinë, postojnë foto nga përditshmëria duke na lënë të kuptojmv se janë më shumë se kurrë të dashuruar. Detaji tjetër që i bashkon është tatuazhi. Të dy kanë të shkruar në gishtat e dorës shkronja të cilat ndonëse nuk kanë ndonjë kuptim të drejtpërdrejtë për tjetrin duket se ka qenë një ide e përbashkët.

Çiljeta Xhilaga dhe Alban Hoxha 

Së fundmi këngëtarja ka bërë një tatuazh, të cilin ka dashur ta mbajë paksa sekret. Bëhet fjalë pikërisht për inicialin e partnerit të saj, Alban Hoxhës. Ajo ka vendosur që lidhjen e tyre ta kurorëzojë nëpërmjet një tatuazhi në gishtin e unazës.

Duke kontrolluar në Instagram-in e Çiljetës vëmë re se dikur ajo ka mbajtur një unazë, ndërsa sot ka bërë tatuazh një “A”. /Blitz.al/

Shperndaje