Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Të izoluarit? 3 banorë të “Big Brother” thellojnë skandalin, shfaqen me telefona në duar

May 28
15:54 2017

Pavarësisht spektaklit të djeshëm, “Big Brother”-it nuk i ndahet hija e errët e skandaleve. Më herët, Damiano, i përjashtuari i këtij edicioni, postoi një foto që dëshmonte se disa nga banorët njiheshin mes tyre përpara se të futeshin në lojë.

Ditën e sotme, portali “Shqipëria Ime” ka postuar disa foto në të cilat shfaqen tre nga banorët e këtij edicioni, dy prej të cilëve janë ende në shtëpi, Fiorentina, Olsi dhe Gerta. Ata shfaqen në ambientet e një dhome duke pozuar përpara pasqyrës, ndërkohë që janë të shtrirë në shtrat. Bashkë me ta ndodhet edhe një vajzë identiteti i së cilës nuk dihet.

Dhoma në të cilën ata ndodhen është një dhomë hoteli e ndoshta mund të jetë ambienti ku banorët janë mbajtur të izoluar përpara se të hynin në shtëpi. Nëse do të jetë kështu, nuk paskan qenë dhe aq të izoluar pasi Olsi shfaqet duke folur në telefon ndërkohë që kanë pasur edhe mundësinë të njihen me banorët e tjerë, në këtë rast Gerta./Blitz.al

Shperndaje