Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Të gjithë frymëzohen nga ai, por do të habiteni kush është frymëzimi i Elon Musk

Të gjithë frymëzohen nga ai, por do të habiteni kush është frymëzimi i Elon Musk
March 12
20:47 2018

Investitori dhe biznesmeni i njohur Elon Musk u bë pjesë e një sesioni pyetjesh dhe përgjigjesh gjatë festivalit South by South West në Austin të Teksasit.

Ai u pyet: “Të gjithë në këtë sallë frymëzohen prej jush, po ju nga kush jeni frymëzuar?

“E, pra Kanye West padyshim,- tha ai duke shtuar në listë edhe balerinin Fred Astaire.

“Unë e dua Fred Astaire, ai është i mrekullueshëm, nëse nuk i keni parë filmat e tij, jua rekomandoj sepse janë fantastik”.

Në fakt përsa i përket Kanye West nuk është hera e parë që CEO i Hapësirës X dhe Tesla e ka lavdëruar.

Në vitin 2015 ai shkroi emrin e Kanye West në listën e 100  njerëzve me më ndikim për “Time Magazine” dhe i dedikoi edhe disa rreshta ku thuhet:

“Besimi i Kanye në vetvete dhe këmbngulja e tij është e pabesueshme , ai ka kënduar singëllin e parë me nofullën e tij të sëmurë dhe gjithsesi mori atë që meritonte dhe prandaj është këtu ku është sot.  Kanye përveç të qënit një interpretues dhe prodhues ai ka lançuar edhe linjën e tij të veshjeve në vitin 2006. Ai gjithashtu lançoi Adidas Yezzy Boosts në vitin 2015 dhe ata u shitën brenda 10 minutave”

Pra për Elon Musk, Kanye është një shembull për t’u ndjekur prandaj edhe e cilëson si frymëzimin e tij.

Musk themeloi Pyapal kompaninë elektrike të makinave Tesla, Space X dhe ka bërë Falcon Heavy- raketën më të fuqishme në tokë. Pavarësisht gjithë këtyre arritjeve atë nuk e pengon asgjë të ketë idhuj njerëz të cilët kanë treguar vlera të mëdha.

Komento
Shperndaje