Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Të gjithë flasin për Luanën por jo për skuadrën që fshihet pas saj. Kjo është këngëtarja që i bashkohet emisionit?

Të gjithë flasin për Luanën por jo për skuadrën që fshihet pas saj. Kjo është këngëtarja që i bashkohet emisionit?
October 25
16:02 2017

Prej ditësh po flitet për programin e ri të Luana Vjollcës që pritet të nisë shumë shpejt. “Shiko kush Luan” do të jetë emisioni me lojëra nën moderimin e Luanës që do shoqërojë shqiptarët mbrëmjeve të së shtunës. Duket se në këtë program është investuar shumë me ide dhe ekip edhe pse të gjithë janë fokusuar vetëm tek Luana. Në spotin e publikuar ditën e djeshme u zbulua se krah Luanës do të shfaqen në emision edhe dy personazhe të njohur të ekranit, Gent Hazizi dhe Edi Manushi.

“Shiko kush Luan”, të shtunën ora 20:50 !! @shikokushluan @topchannelalbania

A post shared by Luana Vjollca (@luanavjollca) on


Skuadrës së “Shiko kush Luan” i është bashkuar edhe gazetari i njohur Blendi Salaj i cili do të mbajë përgjegjësinë dhe detyrën e autorit të programit.

 

Sot “TiranaPost” ka zbuluar se ky emision do të ketë edhe një këngëtare pjesë të stafit. “Fifi nga orkestra sjell muzikën”,- ka treguar Blendi Salaj. Filoreta Raçi sezonin e shkuar u largua nga orkestra e “Xing me Ermalin”, pas konflikteve që pati me të. Këtë sezon ajo do i bashkohet orkestrës së Top Channel./Blitz.al/

Komento
Shperndaje