Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Të gjithë baballarët duhet të marrin shembull nga aktori shqiptar

June 26
13:26 2017

Shumë nga personazhet e njohura të showbizz-it shqiptar i kanë rrjetet sociale si një pasqyrë të përditshmërisë së tyre. Ndryshe nga  shumica, aktori dhe moderatori i njohur Florian Agalliu ka zgjedhur që të bëjë shpeshherë protagoniste në Instagram vajzën e tij, Mia.

Nëse do të shihni postimet e tij do të kuptoni se aktori është një baba shumë i përkushtuar dhe bëhet pjesë e argëtimeve të së bijës herë pas here. Sot ai ka postuar një video shumë të këndshme ku shfaqet bashkë me Mian duke bërë ushtrime fizike. Flori është shumë i dhënë pas palestrës dhe kjo vihet re dhe nga fiziku i tij. Duket se ai përpiqet që ta edukojë me të njëjtën kulturë vogëlushen e tij. Pasi ka vendosur tutoriale se si të ushtrohesh në shtëpi, bashkë me Mian kanë filluar të bëjnë aktivitet fizik në sajë të udhëzimeve, të cilat e vogla i ndjek me përpikmëri. Çdokush do ta kishte zili këtë marrëdhënie që ata kanë me njëri-tjetrin./Blitz.al/

Duke motivuar Mian #kidsworkout

A post shared by FlorianAgalliu? (@florianagalliu) on

Komento
Shperndaje