Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Të famshmit shqiptarë, ngushëllime për ndarjen nga jeta të Ergit: “Ike shumë shpejt!”

Të famshmit shqiptarë, ngushëllime për ndarjen nga jeta të Ergit: “Ike shumë shpejt!”
November 22
08:54 2016

Është lajmëruar dje rreth mesnatës në media dhe portale largimi tragjik në një aksident me motor i këngëtarit 22-vjeçar Ergi Dini, i cili për publikun shqiptar njihet më së shumti si fitues i edicionit të dytë të “X Factor Albania”, ku me mentore këngëtaren Tuna  arriti të triumfojë.

Ergi, edhe pse i ri në moshë dhe në muzikën shqiptare, kishte zënë një vend të veçantë në skenat tona pasi zëri dhe stili unik i të kënduarit e bënin atë këngëtar ndryshe nga të tjerët.

Me dhimbjen për humbjen e tij të parakohshme janë solidarizuar edhe kolegët, miqtë dhe emra të tjerë të skenës dhe artit shqiptar, të cilët në rrjete sociale kanë postuar fjalë zemre dhe ngushëllime të sinqerta për largimin e Ergit nga jeta.

Më poshtë mund të lexoni reagimet e disa prej të famshmëve shqiptarë, të cilët përpos marrëdhënieve të ndryshme që kanë pasur me Ergin, janë habitur nga ky largim kaq i shpejtë i këngëtarit.

ardit

beatrix

besa

rozi

tuna

vesa-luma

 

Komento
Shperndaje