Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Të famshmit që u harruan… S’kemi dëgjuar prej kohësh për ta

Të famshmit që u harruan… S’kemi dëgjuar prej kohësh për ta
August 26
14:36 2017

Shumë aktorë janë bërë të njohur me një rol të vetëm, por pas triumfit ata janë zhdukur.

Prej momentit që ata nuk janë shfaqur me ndonjë rol duket se nga publiku janë harruar, kështu që ne kemi vendosur të rikujtojmë disa prej tyre.

Jennifer Gray

Filmi “Dirty Dancing” është bërë një film legjendar, ku Jennifer Gray ka pasur rolin kryesor. Por që prej 1987-s ajo nuk është shfaqur më në ekran.

Edward Furlong

Ai ka pasur një rol të suksesshëm në filmin “Terminatori”. Ai është shfaqur në filma të tjerë të rëndësishëm, por në vitet 2000 karriera e aktorit shkoi në rënie për shkak të alkoolit dhe drogës.

Mary Kate dhe Ashley Olsen

Janë dy motrat që e gjithë bota i adhuronte 20 vjet më parë. Ato janë binjaket më të famshme, por që prej 2004-s kanë vendosur të qëndrojnë larg ekranit.

Mark Hamill

Ka luajtur tri episode të sagës “Star Wars”. Por pasi humbi rolin kryesor në filmin e Luke Skywalker  ra në depresion.

Macaulay Culkin

Aktori i njohur i filmit “I vetëm në shtëpi” ka qenë një fëmijë shumë i suksesshëm. Por kur u rrit ai pati disa probleme, si vdekja e motrave, divorci nga gruaja, që e çuan në varësi nga ilaçet kundër depresionit./Blitz.al/

Shperndaje