Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Të famshëm që e kanë të ndaluar të punojnë me njëri-tjetrin

May 17
15:36 2016

Angelina Jolie dhe Hugh Jackman

Angelina Jolie dhe Hugh Jackman
Picture 1 of 7

Bashkëshortja e Hugh Jackman është shprehur në “Today Show” se burrit të saj nuk i lejohet të punojë në projekte kinematografike me Angelina Jolie. Ajo ka bërë një buzëqeshje të lehtë dhe një koment “është thjesht një shaka” menjëherë pas deklaratës, por të gjithë e dimë se mund të jetë edhe e vërtetë. Kush mund t’i vërë faj? Pasi Angelina dhe Brad Pitt u dashuruan gjatë xhirimeve të “Mr. and Mrs . Smith”, të gjithë mund ta kuptojmë frikën e saj.

 

Gjatë xhirimeve të filmave kemi parë shumë skena në të cilat aktorët me të vërtetë janë dukur më të afërt sesa duhet. Ose mbase thjesht jemi mjaftuar me shprehjen “e ka qarë këtë rol”. Por në fakt, mes disa protagonistësh ka pasur “shkëndija”. Ata që janë ndier dhe kanë reaguar kanë qenë bashkëshortët, të cilët i kanë ndaluar të dashurit e tyre të bashkëpunojnë me ata kolegë në plane të tjera. Por nuk mund të kufizohemi vetëm në këto raste. Shumë aktorë, për arsye nga më të ndryshmet, pasi kanë punuar një herë së bashku kanë hequr dorë nga bashkëpunimi. Shfletoni galerinë dhe njihuni me personazhe të njohura të ekranit, që nuk u lejohet të punojnë me njëri-tjetrin.

Komento
Shperndaje