Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Të enjten ata do të kurorëzohen! Anastasia dhe Grey sapo na ftuan në dasmë!

Të enjten ata do të kurorëzohen! Anastasia dhe Grey sapo na ftuan në dasmë!
February 05
16:58 2018

E gjithë bota është duke folur për një nga prodhimet më të realizuar kinematografikë, “50 hijet e Greit” i cili më datë 8 shkurt do të shfaqë premierën e episodit të tretë të këtij filmi.

Historia e Anastasia Still dhe Christian Grey bëri për vete me miliona shikues në mbarë botën,   njohja e studentes së thjeshtë 21-vjeçare, e cila bie në dashuri me bukuroshin miliarder 27-vjeçar. Pas dy filmash që mbushën plot sallat e kinemasë në mbarë botën, ashtu siç e do tashmë tradita, edhe këtë shkurt më datë 8 do të mësoni se si do të përfundojë historia e çiftit që bëri për vete publikun me romancën mes tyre si dhe seksin e shfrenuar. Ishte “Dhoma e Kuqe” ajo që mbartte gjithë sekretet e Greit, djali që mendonte se kurrë nuk do të binte në dashuri, kurrë nuk do të martohej por që gjeti njeriun që i përmbushte të gjitha kënaqësitë e tij, qoftë ato seksuale qoftë ato romantike.

Romantik, çlirues dhe kryekëput përthithës, ky është një film që do t’ju pushtojë, do t’ju zotërojë dhe do të mbetet gjithmonë me ju… Të gjitha sekretet e Dhomës së Kuqe, intrigat, kërcënimet zbulohen në këtë episod . Si do të finalizohet kjo histori? A do të përfundojnë bashkë Anastasia dhe Grey? Këtë të enjte më 8 shkurt do të mund të ndiqni në Cineplexx Albania çlirimin e të gjithë hijeve që kanë rrethuar deri më tani çiftin e shumëpëlqyer. Merrini mikeshat tuaja këtë të enjte dhe çojini në kinema, mund t’u bëni një dhuratë shumë të bukur! Të gjitha vajzat bëhen bashkë në eventin “Ladies Night” në Cineplexx Albania për të parë “50 hijet e çliruara”, ku ka më mirë se kaq! Nxitoni, Anastasia dhe Grey po ju presin në dasmë./Blitz.al/

Shperndaje