Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Të dua shumë fare në rrjete sociale!

Të dua shumë fare në rrjete sociale!
April 17
13:15 2017

Publiku është dëshmitar i dashurisë që shumë çifte të njohura të ekranit kanë për njëri-tjetrin. Ka disa njerëz që dëshirojnë që familjen dhe personat e zemrës t’i mbajnë larg rrjeteve sociale, duke mos treguar shumë për ta. Ka edhe disa të tjerë, që preferojnë që t’i shfaqin hapur ndjenjat e tyre për partnerin duke na bërë dhe neve spektatorë të ndjenjave të tyre për njeriun që u ka marrë zemrën. Personazhet e njohura, kur vjen puna te dashuria, janë të pakursyer, flasin me superlativa dhe përzgjedhin fjalët më emocionuese./Blitz.al/

 

Afërdita Dreshaj dhe Jakub Kindl e jetojnë historinë e tyre të dashurisë njësoj si të ishte dita e fundit. Pushime në vende ekzotike, surpriza pafund, momente të cilat padyshim i çmojnë shumë, por që të fiksuara në një fotografi preferojnë që t’i shohë edhe publiku.

Marina Vjollca dhe Getoar Selimi, që prej momentit të parë që u lidhën, kanë qenë në vëmendjen e mediave dhe ndryshe nga shumë personazhe të tjerë preferuan që këtë dashuri ta shijonin haptazi, pa e vrarë shumë mendjen se mos përndiqeshin nga gazetarët. Geti sot e quan Marinën mbretëreshën apo edhe gruan e tij, gjë që publiku e ka parë edhe në dedikimet që ata i bëjnë njëri-tjetrit.

Lindi dhe Venera u njohën dhe u dashuruan në një kompeticion, “The Voice of Albania”, i cili i bëri jo vetëm të famshëm, por bëri që ata të gjenin edhe gjysmën e tyre më të mirë. Që prej atij momenti ata janë të pandarë, jetojnë dhe punojnë bashkë dhe dëshminë e kësaj dashurie të pastër që kanë për njëri-tjetrin nuk ngurrojnë ta tregojnë edhe për publikun.

Big Bastën dhe Vesa Lumën nuk i bën bashkë vetëm muzika, por edhe dashuria e madhe që kanë për njëri-tjetrin. Tashmë ajo është vulosur me lindjen e një djali, Lian, i cili ua bën jetën akoma edhe më të bukur. Çifti i njohur nuk ngurron që parajsën e tyre të vogël t’ua dëshmojnë edhe fansave që i ndjekin në rrjete sociale.

Xhensila dhe Besi prej disa vitesh janë një çift i konsoliduar dhe postojnë pafund në rrjete sociale foto në shoqërinë e njëri-tjetrit. Ata nuk ngurrojnë që ta tregojnë dashurinë apo të na bëjnë dëshmitarë të mbrëmjeve romantike me të cilat surprizojnë njëri-tjetrin.

Shperndaje