Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Të dielat e Elvana Gjatës

September 18
18:16 2016

Të dielat e Elvana Gjatës janë në kishë, aty ku këngëtarja nuk harron të lutet dhe të falënderojë Zotin. Dhe postimi i kësaj të diele në Snapchat nuk kishte si të ishte ndryshe veçse një moment i tillë.

Pavarësisht impenjimeve të shumta muzikore, këngëtarja nuk harron asnjëherë t’i përkushtohet Zotit. Nuk është hera e parë që ajo poston në rrjetet sociale momente që dëshmojnë se e diela e gjen gjithmonë në kishë.

E besimit të krishterë, Elvana Gjata e ka shprehur herë pas here se besimin në Zot e ka tejet të fortë dhe që në vogëli ka shkuar gjithmonë në kishë, aty ku ndihet plotësisht në paqe. Kujtojmë se në fillimet e saj, e ka nisur me një këngë kushtuar Zotit. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje