Blitz

 Breaking News

Të dashuruar, të lënduar, të vetmuar dhe të klikuar!

Të dashuruar, të lënduar, të vetmuar dhe të klikuar!
December 13
14:48 2019

Ka kaq shumë këngë që i dedikohen ndarjes, humbjes së dashurisë, vetmisë, dhimbjes që një marrëdhënie e përfunduar keq lë pas.

Nuk është e thjeshtë të veçosh mes tyre, gjithsecili e përqafon me një këngë të caktuar ndjesinë e tij por janë tre reperë mjaft të pëlqyer që e kanë derdhur gjithë talentin e tyre në këngët e ndarjes. Secila prej tyre është e veçantë, e bukur, e ndjerë, e përqasur me ndjesinë dhe fjalët që gjithkush mendon gjatë një ndarjeje.

Njerëzit që lënë pas një histori dashurie të dështuar, që mbyllin një kapitull të dhimbshëm sepse pavarësisht gjithçkaje ka shumë dashuri në mes, janë të prirur të rrinë vetëm, të arratisen larg, diku ku nuk ka njerëz përreth, ku askush nuk i sheh, ku i vetmi ngushëllim është ajri i pastër, ku bie borë dhe është shumë ftohtë, njësoj si në zemrën e tyre. E përshtatur 100% padiskutim me këtë gjendje është “Era” e Mc Kreshës.

“Dicka që thehet edhe prapë kur t’ngjitet vrehet
Thonë vera flet t’vërtetën njerzit shprehen zakonisht kur dehen
T’nesërmen si t’e qeli derën krejt problemet kthehen
E ti po ik si andërr, unë po t’njeki me erën.
Me shpresën mos po t’preku
Po përpjekem herë mas here po kot edhe kësaj here
Kush se thotë ni fjalë për neve
Sa ishim t’lumtun bashkë kurrë s’ju nalke goja tjerëve
E tash sillemi t’humbun gjoja s’kishte farë vlere.
Ah sa m’ka marr malli! Po du me ta puth ty ballin…
T’lutna mu kthy, du mu kon me ty prej dytit deri me t’parin…
Harro arin jetën royale, tripat t’Jul Cesarit
Ato janë sureale, si ti moj zanë e malit
S’ka kërkim faljes mas ndarjes bijnë lot e thahen,
Kjo vendimmarrje po m’jep forcë me pranu fajin
Po du me mposht varën se ma ka mpi krahin
Si t’ma nish vokallin unë e di ki m’ja nis vajit”

Disa duan të rrijnë vetëm e të tjerë duan të përfshihen me turmën, të humbasin mes tyre… Kështu askush nuk do i dallojë, askush nuk do përqëndrohet tek ata.  Nëse për disa vetmia është ilaçi për të shfryrë dhimbjen, të tjerë i drejtohen pijes, si të vetmes ngushëlluese që mund t’i bëjë të kalojnë netët e vështira… Kështu pija do i bëjë të nxjerrin “dufin”, që dhimbja të flasë, të ngrejë shëndet për të ardhmen… Pikërisht këtë lloj ndarjeje e gjeni tek “Ni got për ty” nga Ledri Vula, ku reperi përfshihet me njerëzit në tren, në rrugë, ku rakia e bën të flasë aq sa kurrë nuk ka folur më parë…

“E din kush je, s’po përmeni emna
Nuk po foli unë, nuk po fol as zemra
Nuk po fol dashnija, po rakia që kom mrena
E vërteta dhem, po kësaj here po len shenja
Unë jom komplet i joti, po ti s’je komplet e jemja
Mos vet ka po shkoj se n’rrugë t’humbun po endna
Tu e mush veten me rrena
So me rëndsi te ty qysh dokesh po qysh nihesh mrena
Unë e di qysh nihesh mrena, jom i vetmi
T’mirat merrmi, t’kqijat jepmi
Pulsin n’zemër prekmi
Kujtimet ndjenjat hekmi, e di që s’je tu m’ni
Kom nis me fol me veten n’vetmi
T’kisha mujt me zgat ditën edhe pak
Herën e fundit që u pa me jetu prapë
Mu çu pi gjumit gotën mos me pi vet’
Si tjetër njeri me tjetër femën ne tjetër planet

Sot pe pi ni gotë për ty
Masi ty e kohën, s’muj me kthy
Sot pe pi ni gotë për ty
Nananana u kry”

 

Epo ka edhe disa që për të mbuluar lotët zgjedhn shiun…ose e shohin si larësin e mëkateve të së kaluarës. Dikush që lëndohet nga dashuria padiskutim do të zgjidhte të ecte netëve në shi, i vetëm duke menduar se si do ia dalë ta përballojë vetminë. Capital T me “Akull” e ka përshkruar shumë mirë këtë ndjesi, me tekst dhe me videoklip.

“Pi shkrujë këto fjalë, tash osht pika e natës
Jom rrugëve tu u sill unë me skuadër
Mërzija o ka m’rreh mu ashpër
E zemra jem e ftoftë tash o akull
Kom menu që mu nuk ma nin
Veç s’isha gati mu përball unë me vetminë
Barrën e tradhtisë ta kom mbajt n’shpinë
Veç se këta tjerët mos ta nin ty marrëzinë
Besoj që për ty tash u bo mirë
Se ma n’fund ti je e lirë
Sekretet t’i kom rujt unë kurrë s’i kom qitë
Kërrkush për neve sen s’ka dit”

/Blitz.al/

Share