Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Taylor Swift thyen heshtjen për konfliktin me West-Kardashian

Taylor Swift thyen heshtjen për konfliktin me West-Kardashian
August 03
19:35 2016

Që në momentin kur Kim Kardashian e mbushi Snapchat-in me dhjetëra video (ndoshta qindra) ku demaskonte Swift-in për mashtrim lidhur me deklaratat e saj për këngën “Famous”, Taylor është zhdukur nga rrjetet sociale. Ose, le të themi, ishte zhdukur deri sot.

Ajo ka postuar në Snapchat një video, ku duket e shtrirë në shtrat dhe luan me macen e saj.

“Ç’po ndodh? Ti ndihesh më pak si një mace dhe më shumë si një ketër sot?” – dëgjohet të thotë Taylor në video.

Këtë mund ta quajmë si një deklaratë nga ana e Taylor, pas postimit në rrjetet sociale ku kërkonte të distancohej nga “përralla” e Kim-it dhe Kanye-t.

Shperndaje