Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Taylor Swift, në qiellin e shtatë nga lidhja me Tom Hiddlestone

Taylor Swift, në qiellin e shtatë nga lidhja me Tom Hiddlestone
July 02
11:04 2016

Edhe pse Taylor ka dalë me një numër jo të vogël meshkujsh, aq sa mund të thuhet se ajo është një “serial dater”, burime pranë aktores thonë se ajo tashmë mund të stabilizojë marrëdhënien e saj.

“Ajo nuk është ndier kështu kurrë më parë”, – thonë burime për HollywoodLife.com. “Kur ajo është me Tom-in ndihet tërësisht e lirë për të qenë vetvetja. Tom-i e frymëzon për të qenë vetvetja sa më shumë që të jetë e mundur”.

Ata shtojnë: “Taylor ndihet sikur ai me të vërtetë i vlerëson ndjenjat dhe opinionet e saj. Ajo është në qiellin e shtatë”.

Taylor dhe Tom janë parë nën shoqërinë e njëri-tjetrit pak javë më parë, menjëherë pas ndarjes me DJ skocez, Calvin Harris.

Duke parë se lista e ish-ëve të Taylor është paksa e gjatë, shpresojmë që këtë herë të ketë gjuajtur në shenjë.