Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Taylor Swift në një lidhje të re?

September 17
09:30 2016

taylor dhe zac

Taylor Swift ka qenë në qendër të mediave prej një kohe të gjatë për sa u përket lidhjeve të saj. Para ka muajsh ajo dhe Calvin Harris i dhanë fund lidhjes së tyre dhe një mashkulli i ri që prej asaj kohe hyri në jetën e këngëtares.

Jemi duke folur për aktorin Tom Hiddleston, marrëdhënia me të cilin bëri shumë bujë në media. Por duket se Taylor-it nuk i zgjasin shumë lidhjet me meshkujt pasi romanca e saj me aktorin e “Thor” mori fund para pak ditësh. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se Taylor nuk ka të dashur. Sipas “The Edge”, 26-vjeçarja zyrtarisht është duke dalë me aktorin Zac Efron. Ky lajm vjen vetëm disa javë pas ndarjes nga Hiddleston. Burime pranë këngëtares janë shprehur se ajo po u rrëfen miqve të saj më të afërt se tashmë e ka kaluar ndarjen dhe po del me Efron.

“Ajo është shprehur se gjithnjë ka pasur një tërheqje  me Zac, por kurrë nuk kanë arritur të njihen më shumë pasi kanë qenë të shoqëruar me të tjerë. Taylor foli me Zac dhe e ftoi për darkë, ai ra dakord. Deri tani kjo nuk ka ndodhur për shkak të orareve të tyre”,- është shprehur burimi.

Të dy, Taylor dhe Zac, janë vetëm në këtë moment, kështu që mos u çudisni nga çfarë mund të ndodhë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje