Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Taylor Swift në një dashuri të re

Taylor Swift në një dashuri të re
June 16
11:00 2016

Taylor Swift është fotografuar duke puthur një mashkull dhe ai nuk është Calvin Harris.

“The Sun” ka publikuar një foto ku Taylor dhe Tom Hiddleston duken si një çift që po shijojnë bregdetin, vetëm pak javë pasi këngëtarja është ndarë nga DJ i njohur, Harris. Taylor dhe Tom janë fotografuar duke u puthur dhe përqafuar dhe fotot e publikuara në revistë tregojnë qartë një situatë të një çifti romantik të sapolidhur. Puthje e prekje, çaste ku Tom i jep xhaketën e tij Taylor-it kanë qenë disa nga veprimet që fotografitë dëshmojnë. Ata kanë qenë duke pushuar në ishullin Rhode në Watch Hill. Thuhet se ata e kanë dhënë një “shfaqje” edhe në “Mat Gala” më 3 maj, ndërkohë që kërcenin “Crazy in Love” të Beyonce.

E gjithë kjo histori vjen vetëm 14 ditë pas ndarjes së Taylor nga Calvin Harris. Aktualisht Harris nuk e ndjek më Taylor-in në Twitter dhe i ka fshirë të gjitha fotot me të. E pra, komenti i tij se pasi lidhja përfundon sërish mbetet një ndjenjë dashurie dhe respekti për partnerin nuk qenka edhe aq i vërtetë.

Shperndaje