Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Taylor Swift në koncertin e Formula 1, performon “live” këngët e ish-të dashurit

Taylor Swift në koncertin e Formula 1, performon “live” këngët e ish-të dashurit
October 23
09:44 2016

Taylor Swift është rikthyer në skenë duke dhënë performancën e saj të parë të drejtpërdrejtë që prej përfundimit të turneut botëror vitin e kaluar.

Kjo ka qenë gjithashtu pjesëmarrja e saj e parë në një event të përmasave të tilla që prej thashethemeve të njëpasnjëshme rreth marrëdhënieve të saj me Calvin Harris dhe Tom Hiddleston. Të shtunën në mbrëmje këngëtarja është shfaqur në fundjavën e Formula 1 në Austin, Texas dhe ka performuar disa nga hitet e saj si “We Are Never Ever Ever Getting Back Together”, “Fifteen” por qershia mbi tortë ishte versioni i saj i bashkëpunimit mes Rihannas dhe Calvin Harris, “This Is What You Came For”. Rreth 80 mijë fansa e kanë brohoritur dhe duartrokitur këngëtaren. Kjo ishte hera e parë që Swift performonte këtë këngë të cilën ajo e kishte shkruar bashkë me ish-të dashurin e saj. “Si kompozitor, ndjenja më e dobishme  në botë është të shkruash diçka dhe të kesh një turmë të tërë njerëzish që e këndojnë me ty, sepse ju i dini të gjitha fjalët e këngës. Unë kurrë s’e kam kënduar këtë këngë më parë, por ndoshta është momenti ta këndojmë së bashku”, – ka thënë Taylor gjatë koncertit.

Koncerti është mbajtur pas garës së të shtunës të Formula One United States Grand Prix. Ky është vendtakimi i vetëm në SHBA për  kampionatin botëror të Formula 1, i cili përbëhet nga një seri prej 21 garash në të gjithë botën, ku pilotët garojnë me njëri-tjetrin me shpejtësi marramendëse./Blitz.al/

Komento
Shperndaje