Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Taylor Swift “masakron” Kanye West dhe deklaron: “Zemër, unë sapo jam ngritur nga të vdekurit!”

Taylor Swift “masakron” Kanye West dhe deklaron: “Zemër, unë sapo jam ngritur nga të vdekurit!”
August 25
12:58 2017

Të themi të drejtën, e prisnim diçka të tillë nga Taylor Swift, që pas “bllofit” që i la Kim Kardashian me publikimin e telefonatave, ku këngëtarja aprovonte tekstin e “Famous” të Kanye West.

Në tekst, West shprehet:

“Ndihem sikur po bëj seks sërish me Taylor Swift/ Oh, unë e bëra atë bushtër të famshme”, – gjë për të cilën Taylor publikisht e akuzoi dhe madje e kërcënoi se do ta hidhte në gjyq. Por në videot e postuara nga Kim mund të dëgjohej telefonata e Swift ku aprovonte tekstin e këngës.

Dhe sot, ashtu siç dhe bëri të ditur pak ditë më parë, Taylor Swift publikoi këngën e saj më të re, “Look What You Made Me Do”, e cila është kryekëput “diss” për reperin nga Brooklyn.

“Më vjen keq zemër, por Taylor-i i vdekur nuk mund të përgjigjet në telefon. Pse? Oh, ajo ka vdekur”, – thotë këngëtarja në këngë. “Zemër, unë sapo jam ngritur nga të vdekurit/ E bëj gjithmonë këtë/ Kam një listë me emra dhe i yti është me të kuqe, i qarkuar dhe i nënvizuar”.

Taylor Swift dhe Kanye West kanë një histori të gjatë zënke, e cila daton që në 2009-n, kur Swift fitoi çmimin “Best Female” në MTV VMA dhe Kanye u ngjit në skenë duke e marrë trofeun e duke ia dhënë Beyonce-s për “Single Ladies”. Që prej asaj kohe, të dy kanë pasur një marrëdhënie të lëkundur.

E nëse mendoni se Swift do ta lërë me kaq… mendohuni dy herë.

Albumi i saj do të publikohet më 10 nëntor, pikërisht në datën e përvjetorit të ndarjes nga jeta të nënës së Kanye West! Kjo po që është e dhimbshme për reperin. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje