Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Taylor Swift i përgjigjet çiftit Kim-Kayne: “Më lini rehat!”

Taylor Swift i përgjigjet çiftit Kim-Kayne: “Më lini rehat!”
June 18
10:13 2016

U fol gjatë dje nëpër portale mbi faktin se Kim Kardashian në një intervistë ka treguar se Taylor Swift e dinte fare mirë se Kayne West do ta quante atë “kurvë” në këngën “Famous”  (lexo këtu).

Ndërkohë që pas kësaj deklarate të Kim, stafi që punon për Taylor Swift ka shkruar si më poshtë:

“Taylor nuk ka asgjë kundër Kim Kardashian, sepse ajo e kupton se gjithçka tha Kim ia ka mësuar përmendësh Kayne West. Gjithsesi, kjo nuk  e ndryshon faktin se shumë nga çfarë Kim tha është e pavërtetë. Kayne West dhe Taylor Swift kanë folur vetëm njëherë në telefon kur kjo e fundit ka qenë për pushime në janar të 2016-s. Taylor asnjëherë nuk e ka mohuar bisedën telefonike”, – ka thënë stafi menaxhues i Swift.

Më pas ata kanë treguar se gjatë telefonatës, Kayne i ka kërkuar Taylor-it që të publikonte këngën e tij në profilin e saj në Twitter, por nuk e ka përmendur faktin se kishte përmendur ndonjë fjalë ofenduese për të në këngë. “Kim tha se kënga është aprovuar nga Taylor, por nuk besojmë se një këngë mund të aprovohet pa e dëgjuar ndonjëherë më parë. Taylor e dëgjoi këngën për herë të parë kur njerëzit filluan të flasin për të. Dhe së fundmi, Taylor nuk po e kupton se pse dreqin Kayne West, por edhe Kim Kardashian, nuk po e lënë të qetë”, – ka përfunduar deklaratën stafi i Swift.

Komento
Shperndaje