Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Taylor Swift i kërkon ndihmë Drake: Dua të ndryshoj…

Taylor Swift i kërkon ndihmë Drake: Dua të ndryshoj…
November 14
10:23 2016

Taylor Swift është bërë e njohur dhe pothuajse gjatë gjithë karrierës së saj është përqendruar më së shumti në muzikën “country”. Mirëpo duket se këngëtarja ka vendosur të ndërrojë  stil dhe për këtë ajo ka kërkuar ndihmën e një reperi të njohur.

Sipas “The Sun”, 26-vjeçarja ka kërkuar ndihmën e Drake  me të cilin kohët e fundit ka pasur thashetheme se janë duke dalë së bashku, për t’i dhënë muzikës së saj një frymë paksa më urbane dhe R&B.

“Taylor është gjithnjë në kërkim të diçkaje që do ta rrisë si një artiste  dhe kësaj here me të vërtetë që dëshiron të eksperimentojë dhe të bëjë diçka ndryshe nga më parë për albumin e ardhshëm”,-ka thënë një burim për revistën.

Taylor e ka nisur “transformimin” me albumin e saj të fundit në tetor të vitit 2014, të titulluar “1989”, ku këngëtarja shfaqej me një stil të ri me linja të rënda basi dhe larg tingujve akustikë të kitarës. Burimi është shprehur se Drake është mik i saj  dhe padyshim që ajo do të kalojë kohë me të në studio. Tani ajo po prodhon këngë të reja  dhe madje mendohet se do e përfshijë Drake në disa “backvocale” të këngëve./Blitz.al/

Komento
Shperndaje