Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Taylor Swift është shtatzënë?

Taylor Swift është shtatzënë?
November 03
10:38 2016

Ditën e mërkurë, të gjitha mediat online shpërthyen me tituj se këngëtarja Taylor Swift është shtatzënë. Revista “Ok” zhvilloi një histori të tërë mbi faktin se kush mund të ishte babai i fëmijës dhe i gjithë ky thashethem nisi nga një foto e Swift me barkun paksa të rrumbullakosur.

Por më vonë “Gossip Cop” u ka dhënë fund aludimeve se babai i fëmijës së Taylor mund të ishte Dj i njohur Calvin Harris, duke konfirmuar se 26-vjeçarja nuk është shtatzënë.

Revista “Ok” ka shkruar se aktualisht këngëtarja nuk është në një lidhje dhe nuk ka reaguar ndaj këtij lajmi dhe sjellja e saj kohët e fundit i ka bindur njerëzit në një farë mënyre se lajmi i shtatzënisë mund të ishte i vërtetë. Taylor ka qenë e përfshirë nga emocionet së fundmi dhe e ka shmangur konsumimin e  alkoolit. Megjithatë, pavarësisht fjalëve, burime të afërta kanë konfirmuar se nuk bëhet fjalë për një shtatzëni./Blitz.al/

t1

Komento
Shperndaje