Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Taylor Swift dhuron para për funeralin e një fanseje

Taylor Swift dhuron para për funeralin e një fanseje
September 10
15:32 2016

Këngëtarja Taylor Swift ka bërë shumë të mira dhe ka ndihmuar shumë fansa të saj. Ajo ka dhuruar para nëpër spitale, ka kënduar për fëmijët e sëmurë dhe kohët e fundit ka surprizuar duke dhënë 5000 $ për funeralin e një fanseje.

Katie Beth Carter, 18 vjeç, vdiq në një aksident me makinë dhe ishte një fanse e madhe e Taylor. Këngëtarja ia ka dërguar lekët motrës së saj Kim dhe i ka shkruar një letër ku i thotë:

“Nuk kam asnjë fjalë që të shpreh se sa keq ndihem për humbjen tuaj. Unë e di se ju do ta mbani gjallë kujtimin e Katie-t. Kam dëshirë t’ju ndihmoj. Me shumë dashuri, Taylor”.

Motra e Katie-t ka postuar këtë shkrim në Instagram dhe ka thënë: “Nuk mund ta besoj se kjo është e vërtetë, të falënderoj shumë Taylor”.
Është shumë frymëzues fakti që këngëtarja i përdor lekët e saj për të ndihmuar njerëzit në nevojë./Blitz.al/

Shperndaje