Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Taylor Swift dhuroi 1 milion $ për të prekurit nga përmbytjet në Luiziana

Taylor Swift dhuroi 1 milion $ për të prekurit nga përmbytjet në Luiziana
August 17
20:13 2016

Mijëra njerëz që jetojnë në Luiziana janë prekur nga përmbytjet dhe Taylor Swift ka dhuruar 1 milion $ për lehtësimin e situatës. Në një deklaratë ajo është shprehur: “Ne filluam turneun e fundit botëror në Luiziana dhe ata na bënë të ndiheshim si në shtëpi. Fakti që shumë njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre këtë javë më copëtoi zemrën”.

40.000 shtëpi janë dëmtuar dhe 30.000 njerëz janë shpëtuar ditën kur filluan përmbytjet. Taylor Swift do të jetë një frymëzim për shumë njerëz të tjerë për të ndihmuar të  prekurit nga përmbytjet. Ajo e ka bërë këtë bamirësi për të inkurajuar të tjerët që t’u dërgojnë lutjet dhe dashurinë e tyre të prekurve nga katastrofa. /Blitz.al/

Shperndaje