Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Taylor Swift dhe Tom Hiddleston, shfaqen sërish… duke vallëzuar

Taylor Swift dhe Tom Hiddleston,  shfaqen sërish… duke vallëzuar
June 22
13:40 2016

Aludimet se Taylor Swift dhe Tom Hiddleston janë tashmë çift nuk mbeten thjesht në rangun e thashethemeve. Të dy janë parë në koncertin e Selena Gomez mbrëmjen e kaluar në Nashville.

Kjo është hera e dytë që ata shfaqen bashkë në publik pas puthjes në breg të detit para pak ditësh në Rhode Island. Një burim është shprehur për revistën E! se Taylor e ka ftuar Tomin për të shkuar bashkë në koncert. “Tom dëshiron që ajo të ndihet mirë dhe përpiqet t’i tregojë se miqtë e saj kanë rëndësi edhe për të”,- ka thënë burimi.

Në një video në Snapchat, 26-vjeçarja bashkë me të dashurin shfaqen duke kërcyer më këngën e Selena Gomez “Same old Love”.

Kjo romancë e re vjen pak ditë pas ndarjes së këngëtares nga DJ skocez Calvin Harris. Ai është shprehur për TMZ të mërkurën e kaluar: “Gjithçka është në rregull, ajo po jeton jetën e saj”.

Shperndaje