Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Taylor Swift dhe historia e ngacmimit seksual. Këngëtarja fiton gjyqin…

Taylor Swift dhe historia e ngacmimit seksual. Këngëtarja fiton gjyqin…
August 14
09:14 2017

Pas një periudhe të gjatë, më në fund këngëtarja e famshme Taylor Swift ka fituar çështjen kundrejt David Mueller.

Gjykatësi i Denverit, William Martinez, ka refuzuar kërkesën e ish-DJ-it, i cili i kishte kërkuar këngëtares, së ëmës dhe përgjegjësit të promocionit radiofonik Frank Bell dëmshpërblim prej 3 milionë dollarësh.

Sipas Mueller, akuzat për ngacmim seksual ngritur drejt tij kanë çuar drejt pushimit nga puna në radion ku ai punonte, KYGO.

Sipas informacioneve të para, ish DJ-i nuk ka arritur të mbronte idenë se Taylor Swift ka qenë drejtpërdrejt përgjegjëse për pushimin e tij nga puna. Mbetet ende për t’u sqaruar pozicioni i mamasë së saj, e cila është përmendur në akuzën e Mueller.

Kujtojmë se kërkesa për dëmshpërblim e prezantuar nga Mueller ka lindur si pasojë e akuzës së ngritur ndaj tij për ngacmim seksual. Ka qenë vetë Taylor ajo që ka çuar folësin radiofonik në gjyq, për shkak se i kishte prekur të pasmet, duke mos e hequr dorën për një kohë jo të shkurtër. /Blitz.al/

Shperndaje