Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Taylor Swift dhe emra të tjerë të mëdhenj të industrisë së muzikës dalin kundër Youtube-it

Taylor Swift dhe emra të tjerë të mëdhenj të industrisë së muzikës dalin kundër Youtube-it
June 21
17:32 2016

Këngëtarët dhe muzikantët më në zë të momentit po shtojnë vazhdimisht grupin kundër Youtube-it.

Më herët këtë vit ka qenë Kety Perry dhe Billy Joel të cilët kanë dërguar një ankesë në Zyrën e të Drejtave të Autorit në SHBA. Por pasi nuk pati ndonjë përgjigje të kënaqshme për ta, tanimë yje të muzikës janë duke firmosur publikisht një letër kundër Youtube-it për t’ia dërguar Kongresit Amerikan.

Kësaj letre i janë bashkuar edhe shtëpitë diskografike më të njohura, si BMI, Sony Music dhe Universal Music Group.

Në qendër të debatit qëndron fakti se këta këngëtarë dhe këto shtëpi diskografike nuk janë të kënaqur me politikat e Youtube sepse, sipas tyre, stafi përgjegjës për të drejtat e autorit nuk i paguan mjaftueshëm artistët dhe nuk i mbron të drejtat e tyre siç duhet, duke i bërë të aksesueshme lirisht nga të gjithë për t’i shkarkuar këngët e për t’i përdorur çdo herë.

Nga ana tjetër, Youtube tregon se ka harxhuar një shifër prej 3 miliardë dollarësh vetëm për të ndërtuar një sistem të saktë për të ruajtur dhe mbrojtur të drejtat e autorit.

Nuk dihet ende se çfarë mase do të marrë Kongresi Amerikan kur letra me firmat e artistëve të dërgohet tek instancat përkatës,e por ajo që dihet është se ky debat është duke përfshirë gjithmonë e më shumë artistë, të cilët, pavarësisht konkurrencës dhe konflikteve profesionale mes tyre, janë duke u sensibilizuar në këtë kauzë të përbashkët.

Shperndaje