Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Taylor Swift dhe Drake në një marrëdhënie?

Taylor Swift dhe Drake në një marrëdhënie?
October 28
16:00 2016

Nëse menduat se Taylor Swift do të qëndronte për një kohë të gjatë jashtë një marrëdhënieje, e kishit gabim! Taylor nuk rri kurrë single për një kohë të gjatë dhe këtë e ka treguar me eksperiencat e mëparshme.

Së fundmi, nën shënjestrën e saj është vendosur reperi kanadez Drake dhe kjo ka ndodhur gjatë festës së 30-vjetorit të tij. Burime për “Page Six” kanë thënë se dy të rinjtë janë parë duke flirtuar, duke u prekur e duke qeshur me njëri-tjetrin. “Personi i vetëm që ka kaluar më shumë kohë me të [Drake] përveç mamasë së tij, ishte Taylor Swift”, – kanë treguar burime pranë reperit për tabloidin.

Gjatë festës së reperit të “One Dance”, Taylor ishte veshur mjaft seksi dhe tepër tërheqëse, ndoshta për të tërhequr vëmendjen e “birthday boy/djalit të ditëlindjes”. /Blitz.al/

 

nintchdbpict000277250818 nintchdbpict0002772529682

Komento
Shperndaje