Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Taylor Swift “braktis” Calvin Harris për shoqen e ngushtë

Taylor Swift “braktis” Calvin Harris për shoqen e ngushtë
May 02
16:15 2016

Taylor Swift dhe Calvin Harris mund të jenë një nga çiftet e preferuar për paparacët dhe fotografët, por këta të fundit duhet të presin për një fotografi të çiftit në MetGala 2016.

Selena Gomez, një nga miket më të ngushta të Swift dhe pjesë e rëndësishme e skuadrës së këngëtares, ka treguar për “Access Hollywood” se vajzat do të ecin bashkë në tapetin e kuq të “MetGala”-s së këtij viti.

“Unë dhe Taylor do të shkojmë së bashku. Do të jetë shumë argëtuese sepse do të jetë si mbrëmje mature”, – është shprehur këngëtarja

Gomez ka refuzuar të japë më shumë detaje rreth fustaneve, por është e sigurt që vajzat do të shkëlqejnë krah njëra-tjetrës, pasi edhe në ndarjen e çmimeve “Grammy”, Selena dhe Taylor parakaluan bashkë në tapetin e kuq dhe shkëlqyen. Gjë që do ta shohim edhe mbrëmjen e sotme…

Komento