Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tatuazhi i ri i Kastro Zizos “flet” më shumë se fjalët

Tatuazhi i ri i Kastro Zizos “flet” më shumë se fjalët
November 02
23:42 2016

Pak më parë, Kastro Zizo ka postuar në rrjetet sociale foton e tatuazhit të tij më të ri. Bashkangjitur me këtë foto ai shkruan: “U bë, s’u bë, u bë”. Mesa duket, ai e ka menduar kohë më parë këtë dhe tani ka vendosur ta realizojë.

Tatuazhi që Kastro i ka shtuar trupit të tij ka një kuptim mjaft të thellë dhe filozofik. I kontaktuar nga Blitz.al ai është përgjigjur shkurt: “Shpirti është kudo”.
Mesa duket, tatuazhi i tij nënkupton rimishërimin dhe jetën pas vdekjes. Kjo na bën të mendojmë se është një dedikim për nënën e tij, që u nda nga jeta pak muaj më parë.

Madje mund të themi se një tatuazh si i Kastros mund të shpjegojë lehtësisht ciklin e jetës të të gjithë njerëzve./Blitz.al/

ka

Komento
Shperndaje