Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tatuazhi i ri i Beatrix Ramosaj po çmend Instagramin!

Tatuazhi i ri i Beatrix Ramosaj po çmend Instagramin!
May 17
17:50 2017

Zakonisht janë këngët apo veshjet e këngëtarëve ato që çmendin fansat në Instagram, por gjërat ndryshojnë kur bëhet fjalë për Beatrix Ramosaj.

Këngëtarja kosovare ka postuar në Instagram një foto ku tregon tatuazhin e saj të ri. Në pjesën e sipërme të kraharorit të Trixës shkruhet: “Fall in love with/ Dashurohu me…”.

Ndërkaq, fotoja është marrë nga modelja Elena Lika, e cila ka shkruar pas fjalisë tatuazh Elena, domethënë: “Fall in love with Elena/ Dashurohu me Elenën”. Lika nuk ka qenë e vetmja që ka bërë diçka të tillë me foton e Beatrix-it sepse të njëjtën gjë ka bërë një mikja e saj, e cila shkruan: “Kjo mund të kthehet lehtësisht në një meme”.

Tani le ta vënë pak në punë imagjinatën dhe të krijojnë disa “meme” me foton e Beatrix-it! /Blitz.al/

Shperndaje