Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Tashmë të dyja të ndara nga Brad Pitt! Angelina dhe Jennifer përballen për herë të parë…

Tashmë të dyja të ndara nga Brad Pitt! Angelina dhe Jennifer përballen për herë të parë…
January 06
17:13 2018

Ato janë dy nga rivalet më të komentuara në showbiz-in në botë.

Jemi duke folur për Angelina Jolie dhe Jennifer Aniston. Këtë fundjavë dy aktoret e njohur mund të kenë përballjen e tyre të parë që nga koha kur Jolie është divorcuar. Angelina është kritikuar gjithmonë si “fajtorja” e ndarjes së Brad Pitt dhe Jennifer Aniston vite më parë, pas pesë vitesh martese. Jolie dhe Pitt u njohën në xhirimet e filmit “ Z. dhe Znj. Smith” për t’u lidhur e martuar më vonë.

Por duket se gjërat nuk shkuan edhe aq mirë pasi që prej një viti ata nuk janë më bashkë. Dy rivalet Aniston dhe Joli do të kenë përballjen e tyre të parë pas 3 vitesh. Për herë të fundit ato kanë qenë në “Choice Awards” në vitin 2015 por gjithmonë i kanë mbajtur distancë njëra-tjetrës.  Këtë fundjavë ato do të përballen në “Golden Globe” ./Blitz.al/

Share