Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tashmë nuk ka më inate, Ledri dhe Skivi fotografohen së bashku

Tashmë nuk ka më inate, Ledri dhe Skivi fotografohen së bashku
November 14
10:26 2018

Ledri Vula dhe Skivi nisën së bashku karrierën me grupin “Skillks” duke sjellë shumë hite dhe duke u bërë një nga grupet e preferuar të publikut. Por prej vitesh ata u shkëputën nga njëri-tjetri dhe arritën deri aty sa të shiheshin edhe si rivalë.

Por pas largimit të Skivit nga “Babastars” pjesë e të cilit para shumë vitesh ishte edhe Ledri duket se gjërat po rregullohen. “Prive” ka zbuluar një foto ku duket Ledri së bashku me Skivin emri i vërtetë i të cilit është Visar duke pirë kafe dhe diskutuar me njëri-tjetrin.

Nuk dihet nëse dyshja do të vijë me një bashkëpunim apo ky është thjesht një takim për tu sqaruar.

Skivi ndjek në Instagram edhe reperin edhe menaxherin e tij Faton Shoshin dhe kjo tregon se marrëdhënia mes reperave është rregulluar dhe fansat e tyre nuk mund të ishin më të lumtur se kaq. /Blitz.al/

/Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje