Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Tashmë janë zyrtarë të njohur!” – Arian Çani tregon si u kërcënua për një artikull para shumë vitesh

“Tashmë janë zyrtarë të njohur!” – Arian Çani tregon si u kërcënua për një artikull para shumë vitesh
October 12
13:57 2018

Shumëkush, emrin e Arian Çanit e lidh vetëm me emrin e emisionit “Zonë e Lirë”, për arsye të shumë viteve që drejton këtë format, ama shumë kohë më parë ai ka punuar edhe si kryeredaktor i një gazete.

I ftuar në emisionin “Kafein”, Çani ka treguar një histori për të cilën nuk kishte folur më parë. Moderatori ka rrëfyer se është kërcënuar nga dy persona në lidhje me një artikull që kishte publikuar. Ngjarja ka ndodhur menjëherë pas vrasjes së bujshme të Azem Hajdarit. Ajo që na ka habitur më shumë është fakti se sot personat që e kanë kërcënuar janë zyrtarë të lartë dhe këtë e ka treguar vetë Çani.

“Nuk kam pasur asjnëherë kërcënime nga persona, por kujtoj një rast në vitin 1998 kur unë punoja si kryeredaktor i një gazete. Dy njerëz të njohur më morën në telefon për një shkrim që ishte botuar, pra nuk kishin asgjë personale me mua. Ishte një kohë kur Tirana ishte jashtë kontrollit dhe kishte dy ose tre ditë që ishte vrarë Azem Hajdari, ishte gjendje e jashtëzakonshme. Nuk i përmend dot dy emrat por ata më morën dhe më kërcënuan duke më thënë të mos e vazhdoja shkrimin në gazetë.” – u shpreh drejtuesi i “Zonë e lirë”

Ai kishte thirrur disa persona në telefon, pasi siç tha vetë moderatori, nuk shquhej për grushta. Çani vazhdoi duke thënë se:

“Ata më erdhën në redaksi, unë thirra ca njerëz të tjerë që të mbrohesha pasi nuk shquhem për grushta dhe historia u rregullua. Ata persona janë zyrtarë të lartë sot.” – përfunoi moderatori. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje