Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Tashmë është e konfirmuar, ja në cilin emision do ta shohim Luanën këtë sezon televizv

Tashmë është e konfirmuar, ja në cilin emision do ta shohim Luanën këtë sezon televizv
September 11
09:07 2019

Nëse e kishit harruar, edhe pse e dyshojmë shumë, Luana Vjollca përveçse këngëtare është dhe moderatore. Prej disa kohësh ajo drejton emisionin “Shiko Kush Luan” në Top Channel, i cili përgjithësisht zgjat vetëm një sezon televiziv, gjë që e lejon Luanën të shkëputet nga ekrani për t’ju përkushtuar dhe karrierës në muzikë.

Gjithsesi, tani që vera mbaroi, sigurisht që Luana duhet t’i kthehet punës në ekran, fundja sezonin i ri televiziv ka filluar dhe ne presim që ta shohim sërish në prime-time në Top Channel . Këtë të fundit e themi me siguri, pasi ka qenë vetë moderatorja që para më shumë se 1 javë publikoi këtë spot, ku paralajmëronte nisjen shumë shpejt të punës, pikërisht në televizionin që punon prej vitesh.

 

View this post on Instagram

 

Kush eshte gati per sezonin e ri televiziv ? 🎬 Shume shpejt 💣😍

A post shared by LUANA 🦁 (@luanavjollca) on

Dhe ditën e djeshme, ajo ka postuar një foto nga zyra e saj, ku duket shumë e zënë me shkresa, dhe duke na treguar në një farë mënyrë që po punon për “Shiko Kush Luan”. Këtë e kuptojmë nga pjata në foto:

 

View this post on Instagram

 

#ShikoKushLUAN ???

A post shared by LUANA 🦁 (@luanavjollca) on

Dhe nga fakti që bashkangjitur me postimin ajo ka shkruar emrin e emisionit. Pra, Luana e ka konfirmuar vetë dhe besoj tani është zyrtare që emisioni i saj do të vazhdojë. Për të qenë krejtësisht të vërtetë, ajo e ka shoqëruar postimin dhe me disa pikëpyetje në fund, por nuk besojmë të jenë tregues për ndonjë zhvillim të ri ose për të na ngritur ndonjë dyshim në lidhje me programin që do të drejtojë.

Por projekte të reja mund të ketë, kështu që bëhuni gati dhe për surpriza të mundshme se asnjëherë nuk i dihet! /Blitz.al/

Share