Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tashmë Brad Pitt i përket të shkuarës, Angelina Jolie në një lidhje me aktorin e njohur?

Tashmë Brad Pitt i përket të shkuarës, Angelina Jolie në një lidhje me aktorin e njohur?
March 18
11:27 2018

U fol shumë për Angelina Jolie dhe Brad Pitt edhe pas divorcit të tyre. Mënyra se si ata e përjetuan ngjarjen e deri tek dashuritë e reja te aktorit Pitt. Por duket se ka ardhur momenti të flasim për Jolien. Ajo pasi iu përkushtua tërësisht fëmijëvë dhe punës së saj, tashmë është koha për një romancë të re dashurie.

Fatlumi është aktori i njohur 33-vjeçari, Garrett Hedlund, cili po bën çdo përpjekje që ata të jenë gjithmonë bashkë.

Disa burime shumë afër Angelina Jolies kanë treguar se tashmë ata janë një çift dhe duken shumë mirë me njërti-tjetrin. Mardhënia e tyre ka nisur shumë thjesht, duke shkëmbyer disa emaile e më pas kanë planifikuar një darkë. Miqtë e Jolies janë shprehur shumë optimist dhe të kënaqur për këtë lidhje pasi siç janë shprehur edhe ata Garret është më i ri dhe më i bukur se Pitt.

Jolie dhe Garret janë njohur dhe takuar për herë të parë gjatë xhirimeve të filmit “Unbroke” të vitit 2014.

/Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje