Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tapeti i kuq në Kanë, shkëlqejnë Dua Lipa dhe Bebe Rexha

Tapeti i kuq në Kanë, shkëlqejnë Dua Lipa dhe Bebe Rexha
November 11
19:22 2018

Mbrëmjen e djeshme në Kanë të Francës u organizua mbrëmja e “NRJ Music Awards”. Sigurisht që në të nuk mund të mungonin përfaqësueset shqiptare të muzikës në botë, Dua Lipa dhe Bebe Rexha.

Ato dukeshin në formën e tyre më të mirë dhe për këtë biem të gjithë dakord. Dua kishte veshur një fustan të gjatë bardhë e zi me thekë dhe kurriz të hapur.

Ndërkohë Bebe kishte zgjedhur një veshje pas trupi, ngjyrë të gjelbër me shkëlqim që i nxirrte në pah më së miri format e saj.

Me një makijazh minimal dhe flokë të drejtë, këngëtaret vodhën vëmendjen e tapetit të kuq. Ato shfaqën entuziazmin e kësaj mbrëmjeje dhe në rrjetet sociale. /Blitz.al/

View this post on Instagram

Snacks.

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) on

Komento
Shperndaje