Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tani Bleonën edhe mund “ta pini”…

Tani Bleonën edhe mund “ta pini”…
October 09
12:41 2016

Jemi mësuar tashmë që shpesh të surprizohemi nga deklaratat apo nga postimet e Bleona Qeretit në rrjetet sociale.

Një gjë e tillë ka ndodhur edhe me postimin e fundit në profilin e saj në Instagram, ku shihet një meny koktejesh, pjesë e së cilës është edhe vetë këngëtarja.

“The Bleona drink – Nuk jam e sigurt nëse ndonjëherë kam shije të mirë si “e butë” apo “e mesme”. A mund ta përballosh “hot”?” – shkruan Bleona krahas fotos, e cila i përket një meny-je të show-t amerikan “Euros of Hollywood”, për të cilin Bleona ka thënë se do të ishte pjesë muaj më parë.

Duket se krahasuar me “koktejet” e tjera pjesëmarrëse në “Euros of Hollywood”, Bleona është më e komplikuara – një miks mes vodkës, grejpfrutit, lëngut të boronicës e qitros. Le të themi se tashmë Bleona, ndër të tjera, edhe mund “të pihet”… /Blitz.al/

Komento
Shperndaje