Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Tak,tak jam burri”, vjen reagimi i parë i Bebe Rexhës ndaj mesazhit të Flori Mumajesit

“Tak,tak jam burri”, vjen reagimi i parë i Bebe Rexhës ndaj mesazhit të Flori Mumajesit
January 04
16:51 2019

2 ditë më parë, Bebe Rexha ja bëri të ditur të gjithëve se mezi po priste që burri i saj ta gjente, ose më saktë që ajo të gjente një burrë. Kjo deklaratë nuk i ka shpëtuar producentit të njohur Flori Mumajesi, i cili ka vendosur t’i japë një përgjigje këngëtares. Sapo ka parë këtë lajm, Flori e ka shpërndarë në Insta Story dhe i ka dërguar Bebes një mesazh në Instagram.

“Tak tak… Hape derën, jam unë Burri. Më shpejt se kaq nuk vija dot”- ka shkruajtur Flori dhe e ka shoqëruar me një emoji zemre.

Nuk vonoi shumë dhe reagimi i Bebe Rexhës erdhi. Nëpërmjet një tjetër postimi, Flori na ka treguar se ajo e ka parë mesazhin e tij edhe pse nuk i ka kthyer një përgjigje.

“E di që do thoni që nuk është e vërtetë, por ju siguroj që është e vërtetë. S’ka gjë unë prapë xhan.”- shkruan ai përbri fotos së bisedës me Bebe ku lexohet një “Seen”.

Epo, mund të themi që ajo sapo humbi një rast shumë të mirë, ose ku i dihet ndërron mendje dhe vendos të përgjigjet më vonë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje