Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Takimi me Meghan dhe Prince Harry-n, Beyonce dhe Jay-Z shkelin protokollin mbretëror

Takimi me Meghan dhe Prince Harry-n, Beyonce dhe Jay-Z shkelin protokollin mbretëror
July 15
18:52 2019

Takimi i Beyonce dhe Jay-Z me çiftin mbretër Meghan-Harry ishte padyshim një ndër momentet më të diskutuara mbrëmjen e djeshme  në premierën e filmit “Lion King” në Londër.

Përtej “look”-ut të tyre që tërheq gjithmonë vëmendjen e publikut, diçka tjetër është diskutuar këtë herë.

Mediat e huaja shkruajnë se këngëtarja dhe burri i saj, JAY-Z, shkelën protokollin mbretëror duke mbërritur në event pas Princit Harry dhe Meghan Markle.

Burimi shton se kur Beyonce dhe reperi u shfaqen në premierë, tërhoqën plotësisht vëmendjen nga çifti mbretëror duke marrë brohorima nga publiku që ishte mbledhur në sheshin Leicester.

Megjithatë, takimi i ngrohtë dhe miqësor mes dy çifteve duke se e ka larguar vëmendjen nga shkelja e protokollit mbretëror.

Teksa përqafoheshin, këngëtarja u dëgjua teksa e quajti Meghan-in “princesha ime” dhe e uroi për djalin e sapolindur Archie-n. “Vogëlushi është shumë i bukur, ju duam shumë”- iu drejtua Beyonce dukeshës.

Ndërkohë, Prince Harry mbërriti më vonë në bisedë, ku u dëgjua dhe momenti kur reperi e uroi princin për lindjen e djalit./Blitz.al/

Komento
Shperndaje