Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Ta heq apo mos ta heq puçrrën në lule të ballit?”- Eneda Tarifa, mesazh domethënës për të gjitha femrat

“Ta heq apo mos ta heq puçrrën në lule të ballit?”- Eneda Tarifa, mesazh domethënës për të gjitha femrat
December 12
14:53 2016

Eneda Tarifa poston shpesh në llogaritë e saj sociale. Prej kohësh këngëtarja është tërhequr nga angazhimet e tjera, si moderimi në emisionin “Portokalli”, për t’iu dedikuar tërësisht muzikës dhe familjes. Eneda eksperimenton shpesh me look-un dhe në daljet e saj publike është gjithnjë në formën e saj më të mirë. Megjithatë, ajo ka një këshillë për të gjitha femrat: Duajeni veten ashtu siç jeni!

Përmes një fotoje të saj  të postuar në Instagram, këngëtarja ka treguar për “luftën” që ajo ka përjetuar me veten nëse duhej ta postonte këtë fotografi apo jo.  E gjithë dilema ka qenë mbi një puçërr në ballin e saj. Shpesh ato janë makthi më i madh i çdo femre, por Eneda thotë se në fund të fundit nëse dikush të do, të do ashtu si je, edhe jo perfekte.

“Mbas një lufte të madhe me veten “ta heq apo mos ta heq puçrrën në lule të ballit”, vendosa ta mbaj. Në fund të fundit, kush të do, të do siç je. Janë imperfeksione të këndshme dhe njerëzore. #duajeveten  #femër”- shkruan Eneda në Instagram

Këngëtarja ka vendosur të japë një mesazh të tillë për të gjitha femrat, që të jesh e bukur nuk do të thotë të jesh perfekte. /Blitz.al/

eneda

Shperndaje