Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Susan Sarandon kundër Woody Allen: Ai ka abuzuar seksualisht me një fëmijë

Susan Sarandon kundër Woody Allen: Ai ka abuzuar seksualisht me një fëmijë
May 16
09:58 2016

Kur vjen puna për të folur për komedianin dhe regjisorin Woody Allen, aktorja Susan Sarandon nuk përmbahet. Gjatë daljes së saj në Festivalin e Filmit në Kanë, ajo nuk ka ngurruar të shprehet kundër tij.

“Kam dëgjuar për Woody Allen se ka abuzuar seksualisht me të bijën. Ndaj nuk kam asgjë të mirë për të thënë rreth tij.”, është shprehur aktorja. Polemikat rreth kësaj çështje nisën me premierën e filmit të më fundit të Allen “Café Society”.

Ronan Farrow, i biri i regjisorit me Mia Farrow, ka akuzuar babanë e tij se ka abuzuar me të motrën, akuza që Allen i ka mohuar prej kohësh nëse i referohemi edhe një deklarate të tij për “New York Times” në 2014-n. “Unë e kam thënë çdo gjë që kam pasur për të thënë lidhur me këtë çështje.”, është shprehur ai.

Komento
Etiketimet
Shperndaje