Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Susan Sarandon, fituesja e çmimit “Oscar” së shpejti në pornografi

Susan Sarandon, fituesja e çmimit “Oscar” së shpejti në pornografi
May 18
10:20 2016

Fituesja e çmimit “Oscar” është shprehur në Festivalin e Filmit në Kanë se po konsideron përfshirjen e saj në industrinë e pornos, për të krijuar filma të cilët pasqyrojnë këndvështrimin e femrës.

Sipas asaj që raporton “The Times”, Sarandon, e cila ishte në Kanë për të festuar 25-vjetorin e filmit “Thelma & Louise”, argumentoi se femrat janë më të përshtatshme për të eksploruar anën emocionale të një skene seksi.

“Nuk kam parë porno sa duhet për të kuptuar cilat janë problemet. Mund të them se pjesa më e madhe e pornografisë është brutale dhe nuk duket se dhuron kënaqësi duke e parë nga këndvështrimi i femrës. Prandaj them se kur të rresht së aktruari do të merrem me të”, – thotë Sarandon.

Karriera e fitueses së çmimit “Oscar” ka treguar se asaj i është dashur të jetë pjesë edhe e skenave të nxehta. Për këtë fakt ajo zbuloi se i është dashur shumë punë që çdo herë t’i realizojë sa më kuptimplotë këto momente, në bashkëpunim me partnerin në film.

Sipas Susan, më me rëndësi janë momentet para dhe pas aktit, sesa vetë seksi.

“Shumë njerëz e dinë se çfarë ndodh në mes. Ama ajo që e bën aktin seksual vërtet interesant është mënyra se si e jep prekjen e parë, si ndodh puthja e parë”, – shprehet ajo.

Etiketimet
Shperndaje